Tirana përjetoi një mbrëmje e veçantë muzikenë Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), me një koncert të mbushur me emocion dhe atmosferë soul & jazz.
Këngëtari italian Mario Biondi interpretoi live hitin e tij të njohur botërisht “This Is What You Are”, duke sjellë në skenën e kryeqytetit shqiptar një performancë që rikujtoi 20-vjetorin e këngës që e bëri të famshëm ndërkombëtarisht.
Këngëtari italian i lindur në Catania në vitin 1971, i njohur për zërin e tij të thellë dhe stilin soul/jazz. Ai u bë i famshëm ndërkombëtarisht me këngën “This Is What You Are” në vitin 2006, e cila u kthye në një hit global dhe e konsolidoi si një nga zërat më të veçantë të soul-it evropian.
View this post on Instagram
Koncerti u zhvillua në kuadër të Edicionit të pestë të Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri, e cila organizohet nga data 31 maj deri më 6 qershor dhe përfshin aktivitete të shumta në disa qytete të vendit, si pjesë e një programi të gjerë kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ky event në TKOBAP u bë një nga momentet kulmore të programit, duke sjellë në Tiranë një artist me famë ndërkombëtare dhe duke theksuar rëndësinë e muzikës si gjuhë universale që lidh kultura dhe njerëz.
Mbrëmja u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke e kthyer koncertin në një nga ngjarjet më të spikatura të Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri të këtij viti.
