Nuk ka mënyrë më të bukur për të kremtuar festën e fëmijëve sesa përmes dritës, pastërtisë dhe buzëqeshjeve të tyre. "Bordo Kids" nuk e thyen traditën dhe mirëpret 1 Qershorin me një editorial krejtësisht të veçantë, të dedikuar tërësisht bebeve.
Ky editorial magjik vjen si një udhëtim i ëmbël vizual që na zhyt në botën e mrekullueshme të më të vegjëlve, aty ku çdo gjest e mimikë ka fuqinë të përcjellë emocione të vërteta njerëzore pa pasur nevojë për fjalë.





Me këtë editorial, "Bordo Kids" jo vetëm që uron 1 Qershorin, por na kujton të gjithëve se modelet e së ardhmes e kanë tashmë të gjithë vëmendjen dhe dashurinë tonë.
