KreuCelebrity

Zbulohet projekti i ri turk ku do të shohim aktorin shqiptar Bertan Asllani

Zbulohet projekti i ri turk ku do të shohim aktorin shqiptar Bertan Asllani

Aktori dhe këngëtari Bertan Asllani, i njohur si një prej emrave shqiptarë që po ndërtojnë karrierë në produksionet turke, do të jetë pjesë e serialit të ri “Mercan Köşk” (i njohur edhe si “Coral Mansion”), një projekt ambicioz i kompanive Faro dhe Sinehane.

Sipas informacioneve nga mediat turke, Asllani do të interpretojë rolin e Toprak Mercandağ, një nga personazhet kryesorë të serialit që pritet të transmetohet në ATV në sezonin e ardhshëm.

Historia e serialit zhvillohet rreth personazhit Cemre, të luajtur nga Hafsanur Sancaktutan, e cila përballet me një periudhë të vështirë në jetën e saj, kur Toprak hyn papritur në botën e saj. Marrëdhënia mes tyre shndërrohet shpejt në një histori dashurie intensive, e cila përfundon me një martesë të beftë dhe më pas me zhdukjen misterioze të Toprakut.

Sipas detajeve të zbuluara nga xhirimet, Toprak është gjithashtu kushëri i Aras, rol që interpretohet nga Kubilay Aka, duke e bërë linjën e ngjarjes edhe më komplekse dhe dramatike.

Xhirimet e “Mercan Köşk” pritet të nisin më 5 qershor në Tarsus, ndërsa prezantimi i parë i serialit me teaser dhe foto zyrtare do të publikohet javën e ardhshme.

Ky rol shënon një tjetër hap të rëndësishëm për Bertan Asllanin, artist shqiptar, në skenën e serialeve ndërkombëtare.