KreuCelebrity

Miri dhe Ilir Vrenozi pajtohen live: Na u prish gjaku, por iku ajo

Miri dhe Ilir Vrenozi pajtohen live: Na u prish gjaku, por iku ajo

I ftuar në “Goca dhe Gra”, Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri, foli për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 5, por vëmendjen e mori edhe një çështje që është komentuar shpesh pas përfundimit të spektaklit: raporti i tij me Ilir Vrenozin.

Gjatë intervistës, Miri mohoi të ketë pasur ndonjë konflikt serioz me ish-banorin, ndërsa sqaroi edhe mungesën e tij në ditëlindjen e Vrenozit, duke thënë se kishte qenë i angazhuar me punë.

Për të hedhur dritë mbi situatën, moderatorja Ori Nebiaj e telefonoi live Ilir Vrenozin, i cili konfirmoi se e kishte ftuar Mirin në festën e ditëlindjes.

“Po, e ftova. I ftova të gjithë. Tani i sheshuam ato punë. Kam folur edhe me miq të atij dhe më vjen keq që ndodhi ajo, por kur doli më drejtoi gishtin dhe thashë: ‘Çfarë ka me mua?’. Ndoshta ngarkesa duhej të shkarkohej, por u shkarkua gabim. Gjithsesi, na u prish gjaku, por iku ajo”, u shpreh Vrenozi.

Ai shtoi se nuk mban më hatër dhe se është i gatshëm të takojë Mirin për një kafe në Tiranë.

“Unë jam emocional, por harroj. Do të jem në Tiranë dhe, po të dojë, mund të pimë kafe”, tha ai.

Nga ana e tij, Miri iu përgjigj menjëherë me një “Patjetër”, duke konfirmuar se çdo keqkuptim mes tyre tashmë i përket së kaluarës.

Telefonata live në “Goca dhe Gra” vulosi pajtimin mes dy ish-banorëve, duke treguar se raportet e tensionuara të krijuara pas daljes nga Big Brother VIP tashmë janë lënë pas.