KreuCelebrity

Piqué zbulon si nisi romanca me Shakirën: Gjithçka filloi nga një SMS për motin

Piqué zbulon si nisi romanca me Shakirën: Gjithçka filloi nga
Gerard Piqué ka rikujtuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tij personale, duke treguar se historia e dashurisë me Shakirën nisi në mënyrë krejt spontane gjatë Kupës së Botës 2010.

Ish-futbollisti spanjoll ka treguar se njohja e parë me këngëtaren kolumbiane ndodhi në Madrid, në periudhën kur ajo po realizonte videoklipin e “Waka Waka”, këngës zyrtare të Botërorit. Në atë kohë, Piqué vendosi t’i kërkonte numrin e telefonit, pa e menduar se kjo do të ishte pika e nisjes së marrëdhënies së tyre.

Pak ditë më vonë, ndërsa Shakira ndodhej në Afrikën e Jugut për ceremoninë hapëse të kampionatit, ai i shkroi për ta pyetur rreth motit, pasi edhe kombëtarja spanjolle do të udhëtonte drejt vendit organizator.

Sipas rrëfimit të tij, përgjigjja e artistes e surprizoi. Në vend të një mesazhi të shkurtër, ajo i dërgoi një shpjegim të detajuar për temperaturat dhe ndryshimet e motit gjatë ditës.

“Aty kuptova se kishte një interes më shumë sesa thjesht mirësjellje,” është shprehur Piqué, duke shtuar se komunikimi mes tyre vazhdoi gjatë gjithë Botërorit.

Ai ka treguar gjithashtu se për ta parë sërish Shakirën, i duhej të arrinte deri në finalen e Kupës së Botës, pasi artistja do të performonte në ceremoninë përmbyllëse të turneut.

“Thashë me vete se duhej të arrinim finalen për ta takuar sërish. Dhe në fund ia dolëm,” ka kujtuar ai.