KreuCelebrity

Ndarje apo strategji për vëmendje? Edi Manushi zbulon çfarë i tha Mateo në telefon

Ndarje apo strategji për vëmendje? Edi Manushi zbulon
Zërat për një krizë mes Brikenës dhe Mateos vazhdojnë të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje të shumta mes ndjekësve të çiftit.

Së fundmi, gjatë një lidhjeje direkte në “Top Albania Radio”, Edi Manushi komentoi për herë të parë situatën, pas pyetjeve të moderatorit Ronaldo Sharka lidhur me aludimet për një ndarje të mundshme.

Manushi tregoi se kishte komunikuar me Mateon vetëm një ditë më parë, por ky i fundit kishte zgjedhur të mos jepte asnjë sqarim mbi jetën private.

“Mateo më tha: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’”, rrëfeu Manushi, duke lënë të kuptohet se ai po përpiqet të shmangë vëmendjen mbi situatën personale.

Gjatë bisedës, Ronaldo Sharka ngriti edhe dyshimet që po qarkullojnë online, ku shumë ndjekës besojnë se e gjithë situata mund të jetë një mënyrë për të tërhequr vëmendje dhe klikime në rrjet.

I pyetur nëse kjo teori mund të jetë e vërtetë, Manushi nuk e përjashtoi si mundësi. “Edhe mundet”, tha ai me diplomaci, duke shtuar më pas me humor: “Por ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”.

Deklaratat kanë shtuar edhe më shumë misterin rreth raportit të Brikenës dhe Mateos, ndërsa fansat vazhdojnë të spekulojnë nëse çifti po përjeton vërtet një krizë apo gjithçka është pjesë e një loje mediatike.