KreuCelebrity

Nga muzika në politikë, reperi Stresi nis angazhimin politik me kandidaturën në PD

Nga muzika në politikë, reperi Stresi nis angazhimin politik me
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – i njohur nga publiku si Stresi – ka bërë publik vendimin për t’u përfshirë në politikë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti njoftoi se do të kandidojë për një vend në

Nga muzika në politikë, reperi Stresi nis angazhimin politik me
Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Stresi u shpreh se motivi kryesor i këtij angazhimi është përfaqësimi i të rinjve dhe nevoja që ata të kenë më shumë hapësirë dhe ndikim në vendimmarrje. Sipas tij, shumë të rinj ndihen të lënë jashtë proceseve politike dhe është koha që zëri i tyre të dëgjohet më fuqishëm.

 

Ai theksoi se eksperiencat personale dhe sfidat që ka kaluar gjatë jetës e kanë afruar më shumë me problematikat reale të rinisë shqiptare. Për këtë arsye, reperi tha se synon të kontribuojë në krijimin e më shumë mundësive për aktivizimin e të rinjve në jetën publike dhe politike.

Në mesazhin e tij, Stresi u bëri thirrje të rinjve të mos qëndrojnë pasivë ndaj zhvillimeve në vend, por të angazhohen dhe të marrin pjesë në proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre.

Me këtë hap, ai bëhet një tjetër figurë e njohur e ekranit dhe muzikës që zgjedh të provojë veten edhe në politikë.