
Khloé Kardashian ka surprizuar fansat me një rrëfim të sinqertë për raportin me ish-partnerin e saj Tristan Thompson, duke treguar se ka qenë ajo që e shtyu basketbollistin të merrte vendimin për t’iu nënshtruar vazektomisë.
Gjatë episodit më të fundit të podcastit “Khloé in Wonder Land”, ku i ftuar ishte vetë Thompson, dyshja diskutoi hapur për marrëdhënien e tyre dhe familjen që kanë krijuar së bashku.
Në një moment të bisedës, Khloé e pyeti ish-lojtarin e NBA-së nëse mendonte të bëhej sërish baba në të ardhmen. Tristan u përgjigj se nuk planifikon më fëmijë dhe se, nëse do të kishte ndonjë tjetër, ai do të vinte vetëm përmes embrioneve që ka me Khloé.
“Kam mjaftueshëm drama dhe mjaftueshëm nëna të fëmijëve të mi,” u shpreh ai me humor.
Përveç dy fëmijëve me Khloé Kardashian, vajzës True dhe djalit Tatum, Thompson është baba edhe i Prince nga lidhja me Jordan Craig, si dhe Theo me Maralee Nichols.
Gjatë podcastit, Khloé pranoi se kishte luajtur rol kyç në vendimin e tij për vazektominë, duke thënë me ironi se i kishte vendosur një “ultimatum të vogël”.
Komentit të saj, Tristan iu përgjigj me humor, duke pyetur: “Pra, doje të më kastronte?”
Megjithatë, basketbollisti tregoi se me kalimin e kohës e kuptoi se ishte zgjedhja e duhur, edhe pse fillimisht kishte hezituar.
Ai konfirmoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të zgjerojë më familjen dhe se ka nënshkruar dokumentet ligjore që lidhen me embrionet e krijuara me Khloé Kardashian.
