KreuCelebrity

“Kam fat që…” / Letra e nuses përlot shkrimtaren Diana Çuli

“Kam fat që…” / Letra e nuses përlot shkrimtaren

Një moment emocional është regjistruar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku shkrimtarja e njohur shqiptare Diana Çuli u surprizua nga një letër e ndjerë e lexuar nga nusja e saj, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe shumë personale në studio.

Në letrën e plotë, nusja e Çulit shprehet:

“Në teori është vjehrra ime, por në praktikë është mikja ime më e mirë, është njeriu i parë që marrë në telefon për çdo gjë me rëndësi: kur kam një lajm të mirë, kur kam një hall, një ide apo kur thjesht dua një mendim të mençur.
Jeta më dha fatin ta njoh nga afër, por mbi të gjitha edhe të punoj me të. Të mësoj çdo ditë nga forca dhe pozitiviteti me të cilin ka përballuar sfidat në jetë, që nuk kanë qenë të lehta.
Dianën e dua shumë dhe e di që ndoshta nuk jam objektive në fjalët që kam për të, por mendoj se kam mësuar shumë prej saj: jo vetëm nga forca dhe pjekuria që ka, por edhe nga mënyra e thjeshtë me të cilën i trajton njerëzit dhe jetën.
Diana ka atë mençurinë që nuk të rëndon kurrë, të bën të ndihesh rehat pranë saj nga mënyra si të dëgjon, si flet me njerëzit dhe si arrin të jetë e thjeshtë me këdo.
Ka atë elegancën e rrallë të njerëzve vërtet të zgjuar që nuk të bëjnë kurrë të ndihesh më pak. Ajo që vazhdon të më habisë çdo ditë e më shumë është energjia e saj.
Për mua mbetet një nga njerëzit më të çmuar që kam në jetë.”

Ky moment në studio u prit me emocione të forta, duke përlotur Çulin, e cila u shfaq e prekur nga fjalët e nuses së saj dhe raporti i veçantë që ato kanë ndërtuar.

Ky moment emocional u bë edhe më i veçantë gjatë një aktiviteti letrar, ku aktorja Ema Andrea lexoi një nga tregimet e shkurtra nga libri “Të Panjohurit”. Libri është publikuar fillimisht ekskluzivisht në Revista Bordo, me mbështetjen e drejtueses së saj Ilda Lumani, e cila ka shkruar edhe parathënien dhe ka luajtur një rol kyç në sjelljen e veprës në jetë.

Ngjarja ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si një shembull i rrallë i marrëdhënieve familjare të ndërtuara mbi respekt, dashuri dhe vlerësim të ndërsjellë.