
E ftuar në panelin e emisionit “She’s On Top”, Monika Kryemadhi ka folur për raportet që ka ruajtur me ish-banorët e “Big Brother VIP 5” pas përfundimit të spektaklit.
Duke komentuar marrëdhënien e Brikenës me Mateon, Kryemadhi u shpreh me vlerësim për ish-banoren, ndërsa theksoi se ajo ka paguar një çmim në këtë histori dashurie.
“Brikena më pëlqen. Mateo nuk më pëlqen më shumë se Brikena. Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon. Shpresoj që lidhja e tyre të jetë sa më e gjatë”, deklaroi ajo.
Monika tregoi gjithashtu se nuk ka pasur shumë takime me ish-banorët pas daljes nga shtëpia, por ka ruajtur kontakte me disa prej tyre përmes rrjeteve sociale.
Duke folur për Rogertin, ajo tha se imazhi që ai shfaqi në BBVIP nuk përputhet plotësisht me karakterin e tij jashtë lojës.
“Në Instagram komunikoj me Rogertin, me Gretën. Ai nuk është ashtu si në BB. Në BB donte të tregonte anën e keqe të një individi për të mbijetuar”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo zbuloi se ka komunikuar edhe me Selin, ndërsa së fundmi është takuar me Gretën dhe Onon.“Edhe me Selin kam komunikuar.
Këtë të diel takova Gretën me Onon. I thashë që je bërë shumë e bukur. Më bëri shumë përshtypje”, tha Monika Kryemadhi.
