KreuCelebrity

Blero dhe Eronita bëhen prindër, zbulohet gjinia e bebit

Blero dhe Eronita bëhen prindër, zbulohet gjinia e bebit
Këngëtari i njohur Blero ka marrë një nga dhuratat më të bukura të jetës, pasi është bërë baba. Partnerja e tij, Eronita, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, duke e bërë çiftin të përjetojë për herë të parë emocionin e prindërimit.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prive by Liberta Spahiu, Eronita ka lindur një djalë në Sarajevë. Raportohet se lindja ka shkuar pa komplikacione dhe se si nëna ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.

Menjëherë sapo ka marrë lajmin, Blero është udhëtuar drejt Bosnjës për të qenë pranë partneres dhe djalit të porsalindur, duke ndarë me ta këto momente të veçanta familjare.

Çifti ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën e tyre private, por lajmi për ardhjen në jetë të vogëlushit është pritur me entuziazëm nga miqtë, familjarët dhe fansat e artistit.

Deri më tani, Blero dhe Eronita nuk kanë bërë publik emrin e djalit, ndërsa urimet për familjen e re kanë vërshuar në rrjetet sociale.