KreuCelebrity

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidentit i jepet leje të marrë pjesë në varrim

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, ish-presidentit i jepet leje

Ka ndërruar jetë babai i ish-presidentit të Shqipërisë dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas kësaj ngjarjeje familjare, avokati i tij ka paraqitur kërkesë këtë të diel, më 1 qershor, për t’i dhënë leje klientit të tij që të largohet përkohësisht nga qelia, në mënyrë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Kërkesa është miratuar nga autoritetet përkatëse.

Sipas raportimeve, po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme që ish-kreu i shtetit të largohet përkohësisht nga IEVP “313” në Tiranë dhe të udhëtojë drejt vendlindjes së tij, Çepan në Skrapar, ku do të zhvillohet ceremonia mortore në orën 12:00.

Babai i tij, Rexhep Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai mësohet se ka lënë amanet që të varroset në vendlindje.

Ilir Meta ndodhet aktualisht në burg, ku po përballet me akuza për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.