KreuCelebrity

Londrimi bashkohet me ish-banoren e BBVK në një projekt surprizë

Teksa ka nisur publikimin e EP-së së tij më të re me pesë këngë, Londrimi duket se ka ruajtur një nga surprizat më të mëdha për projektet që pritet të publikohen në vazhdim.

Pasi solli videoklipin e parë “Afterparty”, i cili tashmë është në treg dhe po merr reagime pozitive nga publiku, artisti po përgatitet të lansojë këngët e tjera njëra pas tjetrës. Mirëpo, njëri prej videoklipeve të ardhshme pritet të zgjojë interes të veçantë, pasi në të do të shfaqet Dolce.

Dyshja, e njohur për raportin e tyre të komentuar gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Kosova 4, do të rikthehen sërish bashkë në ekran, këtë herë si pjesë e një projekti muzikor.

Xhirimet e videoklipit janë zhvilluar në Shkodër, ndërsa sipas burimeve për Prive by Liberta Spahiu, publiku duhet të presë një realizim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.

Londrimi bashkohet me ish-banoren e BBVK në një projekt surprizë

Mësohet se Londrimi dhe Dolce do të sjellin skena mjaft sensuale dhe “hot”, duke vënë në pah kiminë mes tyre. Për këtë arsye, pritshmëritë rreth publikimit të projektit janë rritur ndjeshëm, ndërsa fansat mezi presin të shohin rezultatin final të këtij bashkëpunimi.