KreuCelebrity

E papritur! Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin: Kërkoi informacione nga jashtë

E papritur! Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin:

Kur na ndajnë vetëm dy javë nga finalja e madhe e Ferma Vip 3, tensionet janë rritur shumë, ndërsa  aspirate për ta fituar kanë shprehur disa prej tyre.|

Por pak minuta para nisjes së spektaklit, Agai ka marrë vendimin për të përjashtuar Sorginin.

Vetë fermerët nuk kishin asnjë informacion, por iu komunikua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila tha se Sorgini kishte kërkuar informacion nga jashtë, një gjë që në këtë format është rreptësisht e ndaluar.

Fermerët shprehën keqardhje për përjashtimin e Sorginit, ndërsa i kanë uruar fat në vazhdim.