
Sydney Sweeney ka vendosur t’u japë fund diskutimeve që kanë shoqëruar skenat e saj më të komentuara në sezonin e tretë të serialit hit “Euphoria”.
Aktorja 28-vjeçare ndau në rrjetet sociale disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, duke reflektuar mbi përfundimin e rrugëtimit të personazhit Cassie Howard, rol që e shndërroi në një nga emrat më të njohur të Hollywood-it të ri.
Mes fotove të publikuara, nuk munguan edhe pamje nga skena që kanë nxitur reagime të shumta në publik. Përballë kritikave që kanë vënë në pikëpyetje natyrën e disa prej skenave të personazhit të saj, Sweeney zgjodhi një përgjigje të shkurtër, por të qartë.
“Ky është aktrim”, shkroi ajo, duke theksuar se gjithçka është pjesë e interpretimit artistik.
Sezoni i fundit i “Euphoria” ka qenë në qendër të debatit, sidomos për mënyrën se si është ndërtuar historia e Cassie-t. Zhvillimet e personazhit kanë shkaktuar reagime të ndryshme, me një pjesë të publikut që i ka vlerësuar si guximtare dhe të tjerë që i kanë konsideruar të tepërta.
Pavarësisht diskutimeve, aktorja duket e vendosur të mbështesë zgjedhjet e saj profesionale dhe të ndajë me ndjekësit kujtimet nga një projekt që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e saj.
Në postimin e saj, Sweeney publikoi edhe fotografi me kolegët e kastit, përfshirë Jacob Elordi, si dhe momente nga ditët e fundit në setin e xhirimeve, duke i dhënë një lamtumirë emocionale serialit.
