KreuCelebrity

Pas Hawaiit, Kendall dhe Jacob "arratisen" në Tokio

Pas Hawaiit, Kendall dhe Jacob "arratisen" në Tokio

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi po vazhdojnë të ushqejnë spekulimet për romancë, këtë herë me një dalje të veçantë në Tokio, vetëm pak javë pasi u panë së bashku në Hawaii.

Modelja 30-vjeçare dhe aktori 28-vjeçar u fotografuan në restorantin e njohur Udon Shin në kryeqytetin japonez. Vetë restoranti publikoi në Instagram disa foto të çiftit, ku ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe shumë të afërt me stafin gjatë vizitës së tyre.

Në një nga fotografitë, Jenner dhe Elordi shihen të veshur me bluza të zeza të ngjashme, ndërsa shijojnë një vakt me petë japoneze. Aktori i filmit “Frankenstein” mbështet kokën mbi shpatullën e yllit të reality show-t, duke dhënë një tjetër sinjal për afërsinë mes tyre.

“Faleminderit shumë që vizituat restorantin tonë”, shkroi Udon Shin në përshkrimin e fotos së publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkohë, një tjetër foto e Jenner u publikua nga lokacioni i restorantit në Mesa, Arizona, me mbishkrimin: “Si ishte?!”, duke e etiketuar modelen.

Dalja në Tokio vjen pak javë pasi Jenner dhe Elordi u panë në një takim në Montecito, Kaliforni, ku ishin pjesë e një grupi miqsh që përfshinte edhe Justin Bieber dhe bashkëshorten e tij, Hailey Bieber. Sipas raportimeve, grupi prej rreth 12 personash preferoi të qëndronte larg vëmendjes së publikut.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se ata po e marrin marrëdhënien me qetësi dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë publike në mënyrë të bujshme.

“Nuk po përpiqen ta kthejnë këtë në një histori të madhe publike. Ata kënaqen duke kaluar kohë së bashku në ambiente më private”, tha një burim për PEOPLE.

Në fillim të majit, Jenner dhe Elordi u fotografuan gjithashtu në një plazh në Hawaii, ku kaluan një ditë relaksuese pranë detit. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar zyrtarisht mbi statusin e marrëdhënies, ata janë parë së bashku edhe në festivalin Coachella në prill dhe në festën e Vanity Fair pas ceremonisë së Oscarëve në mars.

Më herët, Kendall Jenner është përfolur për lidhje me Bad Bunny dhe Devin Booker, ndërsa Jacob Elordi ka qenë i lidhur me Olivia Jade, Kaia Gerber dhe Zendaya. Aktori dhe Olivia Jade u panë për herë të fundit së bashku në janar 2026.