Një nga banorët më të komentuar të edicionit të 5-të të Big Brother Vip është larguar nga shtëpia mëngjesin e kësaj të premte. Një lajm ky që kapi në befasi banorët e tjerë, por dhe publikun.
Pas këtij njoftimi ka ardhur dhe reagimi i parë i Kristit, një postim që nuk thotë shumë, por ndoshta do të pasohet me një deklaratë në orët në vijim.
Në insta story ai ka publikuar vetëm foton ku njoftohej përjashtimi i tij, pa asnjë koment nga pas duke ngritur më shumë pikpyetjet e asaj se çfarë mund të ketë ndodhur.

Kësaj here lajmi u u komunikua me atë zarfit të zi, ky deklarohej përjashtimi i tij çka të lë të mendohet se nuk ka qenë një dëshirë e tij për të lënë garën përgjysmë, ndonëse në komentet të ndryshme në rrjete sociale shumë mbështetës kanë refuzuar ta pranojnë këtë gjë dhe janë shprehur se largimi ka ardhur si dëshirë e Kristit.
Të gjitha këto detaje ngelen të zbulohen mbrëmjen e nesërme në Prime.
