KreuCelebrity

“Tokyo” nga La Casa De Papel bëhet nënë për herë të parë

“Tokyo” nga La Casa De Papel bëhet nënë për
Ursula Corbero, aktorja e njohur që interpreton rolin e “Tokyo” në serialin hit La Casa De Papel, ka përjetuar një nga momentet më të veçanta në jetën e saj: ajo është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur, Corbero e ndau vetë me ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar një foto ku partneri i saj, Chino Darin, mban në krahë fëmijën e tyre të porsalindur. Në mbishkrimin e fotos ajo shkroi me një tone të ëmbël: “Përshëndetje, babi”.

“Tokyo” nga La Casa De Papel bëhet nënë për
Fansat e aktorës kanë reaguar menjëherë me gëzim dhe urime, duke përshëndetur këtë fillim të ri në jetën personale të Ursula Corbero.