
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij personale. Ai dhe bashkëshortja, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije, këtë herë një djali, sipas informacionit të zbuluar nga emisioni “Prive By Liberta Spahiu”.
Ky lajm vjen disa muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, duke hapur një kapitull të ri në jetën familjare të artistit. Martesa e tretë duket se po i sjell fat, pas dy martesave të mëparshme me Afrona Dika dhe aktoren Teuta Krasniqi. Nga lidhja e tij e parë me Teutën, Blero është baba i një vajze 15-vjeçare, Tarës.
Fansat e kanë pritur me entuziazëm lajmin e shtatzënisë, ndërsa burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata janë shumë të lumtur dhe po presin me padurim ardhjen në jetë të djalit, që do të kompletojë familjen e tyre. Pavarësisht se vetë Blero ende nuk ka reaguar publikisht për këtë lajm, emocionet dhe gëzimi janë të dukshëm për të dhe partneren e tij.
