KreuCelebrity

Futbollisti i kombëtares përfundon në spital pas një askidenti rrugor në Turqi! Ja si është gjendja e tij

Futbollisti i kombëtares përfundon në spital pas një

Sulmuesi i Sivasspor, Rey Manaj, u përfshi mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor në rrugën “Bagdat”, në periferi të Sivas, ndërsa po kthehej nga ambientet e klubit drejt shtëpisë me makinën e tij private.

Sipas mediave turke, futbollisti 28-vjeçar ka kaluar aksidentin pa lëndime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u dërgua në spital si masë paraprake, ndërsa automjeti i tij pësoi vetëm dëme materiale.

Ngjarja ndodhi pas ndeshjes ndaj Adana Demirspor, ku Manaj qëndroi fillimisht për një kohë në ambientet e klubit para se të nisej për në banesë.

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pati një sezon të suksesshëm me Sivasspor vitin e kaluar, duke shënuar 34 gola në 63 paraqitje me fanellën bardhekuqe.

Në fillim të sezonit 2025–2026 ai luajti për Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në afatin kalimtar të janarit u rikthye te Sivasspori, ku deri tani ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje.

Tags:

rey manaj