KreuCelebrity

Keith Urban shpërthen nga xhelozia pas interesimit të miliarderit për ish-gruan Nicole Kidman!

Keith Urban shpërthen nga xhelozia pas interesimit të miliarderit

Vetëm pak javë pas divorcit të bujshëm, superylli australian Nicole Kidman thuhet se ka tërhequr vëmendjen e një prej burrave më të fuqishëm në industrinë e kazinove miliarderit Paul Salem, kreut të bordit të MGM Resorts International.

Sipas burimeve për TMZ, Salem nuk e ka fshehur aspak interesin për fituesen e Oscar-it dhe madje po përpiqet aktivisht t’i afrohet. Edhe pse ata janë takuar vetëm dy herë në shoqëri të përbashkët, thuhet se miliarderi është “i vendosur” ta bëjë aktoren pjesë të jetës së tij.

Por drama e vërtetë është diku tjetër…

Ish-bashkëshorti i saj, ylli i muzikës country-t Keith Urban, raportohet se është tërbuar nga lajmet. Burime për RadarOnline thonë se ideja që Nicole mund të ketë gjetur kaq shpejt një “zëvendësuesdhe aq më tepër një person kaq të pasur dhe me ndikim i ka goditur rëndë egon.

“Edhe pse divorci dukej miqësor në letër, për Keith është ende plagë e hapur,” tha një burim pranë këngëtarit.

Divorci i çiftit, pas gati dy dekadash martesë, u finalizua në janar, duke i lënë fansat në shok. Nicole është kujdestarja kryesore e dy vajzave të tyre adoleshente, ndërsa dyshja ka rënë dakord për bashkë-prindërim.

Ndërkohë, aktorja është gjithashtu nënë e dy fëmijëve të adoptuar nga martesa e saj e mëparshme me Tom Cruise një tjetër kapitull legjendar i jetës së saj romantike.