Pas orësh të tëra spekulimesh, Kristi Lamaj është parë jashtë shtëpisë së reality-show-t, duke konfirmuar se nuk ndodhet më brenda saj.
Mungesa e tij e papritur nga transmetimi dhe lajmi për përjashtimin nga gara ndezën menjëherë rrjetet sociale, ku qarkulluan teori të ndryshme. Një pjesë e ndjekësve besonin se ai mund të ishte ende në shtëpi, por i izoluar, ndërsa mungesa e një reagimi zyrtar për arsyet e largimit e la situatën me pikëpyetje.
Dyshimet u hodhën poshtë pasi një fotografi e publikuar nga emisioni Goca dhe Gra e shfaq Kristin në ambientet e banesës së tij. Në pamje ai duket i qetë dhe larg vëmendjes mediatike, duke treguar se nuk është më pjesë e lojës.
Burime pranë produksionit të programit bëjnë me dije se arsyeja e largimit ende nuk është bërë publike dhe pritet të sqarohet në prime-in e radhës. Atëherë do të mësohet nëse bëhet fjalë për një përjashtim përfundimtar apo për një situatë të përkohshme.
Ndërkohë, reagimet e fansave mbeten të ndara: disa kërkojnë transparencë dhe shprehin mbështetje për Kristin, ndërsa të tjerë presin me kureshtje versionin zyrtar të ngjarjes. Mungesa e tij ka shtuar interesin dhe emocionin për spektaklin e ardhshëm, ku priten përgjigjet e shumëpritura.
View this post on Instagram
