KreuCelebrity

Hailey Bieber rrëfen për ndërhyrjen në zemër: “Ishte përvoja më e frikshme e jetës sime”

Hailey Bieber rrëfen për ndërhyrjen në zemër:
Hailey Bieber ka reflektuar së fundmi mbi emergjencën shëndetësore që përjetoi disa vite më parë, duke treguar se ajo ndryshoi rrënjësisht mënyrën si kujdeset për trupin dhe shëndetin e saj.

Gjatë episodit të 18 shkurtit të podcast-it Therapuss, me influencerin Jake Shane, modelja 29-vjeçare foli hapur për mini-goditjen në tru që pësoi në vitin 2022. “Jam bërë e fiksuar pas mjekësisë,” u shpreh ajo, duke treguar se përvoja e bëri shumë më të vetëdijshme për shëndetin.

Ajo kujtoi se fillimisht u dërgua në spital me simptoma të ngjashme me goditjen në tru, të shkaktuara nga një mpiksje gjaku në tru. Më vonë, mjekët konfirmuan se kishte pësuar një TIA (Transient Ischemic Attack), e njohur si mini-goditje në tru.

Pas ekzaminimeve të mëtejshme, u zbulua se Hailey kishte një defekt të lindur në zemër të quajtur PFO (patent foramen ovale) një hapje e vogël që nuk ishte mbyllur siç duhet pas lindjes e cila u trajtua me ndërhyrje mjekësore.

“Më bëri shumë më të vetëdijshme për trupin tim dhe pak më nervoze për çdo gjë,” tha ajo, duke shtuar se përvoja e bëri më të kujdesshme ndaj shëndetit dhe mirëqenies.

Në intervista të mëparshme, Hailey ka treguar se pas episodit përjetoi ankth dhe simptoma të ngjashme me PTSD, duke e cilësuar atë si përvojën më të frikshme të jetës së saj. “Frika se mund të ndodhte sërish ishte shumë e fortë,” ka rrëfyer ajo, ndërsa me kalimin e kohës e ka pasur më të lehtë të flasë për atë periudhë.

Modelja zbuloi gjithashtu se përkushtimi ndaj kujdesit për shëndetin dhe lëkurën e frymëzoi të krijojë markën e saj të bukurisë, Rhode, e cila sot gëzon sukses të madh në treg.