KreuCelebrity

Emily Ratajkowski konfirmon lidhjen me regjisorin Romain Gavras

Emily Ratajkowski konfirmon lidhjen me regjisorin Romain Gavras
Modelja dhe aktorja e njohur Emily Ratajkowski ka zyrtarizuar romancën e saj të re me regjisorin francez Romain Gavras.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau fotot e para romantike me Gavras. Në një prej imazheve, ai shihet duke e përqafuar modelen, ndërsa ajo mban në dorë një gotë verë. Në fotografi të tjera, çifti shfaqet duke pozuar në dëborë si dhe të veshur elegant gjatë një darke.

Postimi nuk kishte përshkrim, por ndjekësit reaguan menjëherë me komente mbështetëse dhe urime për lidhjen e re të modeles.

Më herët, Ratajkowski është përfolur për romanca me emra të njohur si Harry Styles, Eric André, Pete Davidson dhe DJ Orazio Rispo. Ajo ishte e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard nga viti 2018 deri në vitin 2022, dhe së bashku kanë një djalë 4-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Nga ana tjetër, Romain Gavras ka qenë më parë në një lidhje me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Ata u panë për herë të parë bashkë në fillim të vitit 2023 dhe u ndanë në fund të atij viti. Aktualisht, Dua Lipa është e fejuar me aktorin Callum Turner, lidhje të cilën e konfirmoi publikisht në vitin 2025.