KreuCelebrity

A mund ta dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew-t Familjen Mbretërore?

Arrestimi i papritur i Princi Andrew nga rezidenca e tij në Sandringham ka shkaktuar një stuhi politike dhe institucionale në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në provë jo vetëm Familjen Mbretërore, por edhe vetë monarkinë. Vëllai i mbretit u shoqërua nga autoritetet, u fotografua dhe iu morën shenjat e gishtërinjve, një skenë e paimagjinueshme për një figurë kaq të lartë mbretërore.

Vetëm disa ditë më parë, Andrew jetonte mes luks në rezidencën e tij me rreth 30 dhoma, Royal Lodge, ndërsa më herët kishte lëshuar deklarata publike përmes Buckingham Palace duke këmbëngulur për pafajësinë e tij. 

A mund ta dëmtojë arrestimi i ish-princit  Andrew-t Familjen

Mbështetësit e Mbreti Charles III theksojnë se ai ka vepruar me shpejtësi, duke i hequr vëllait titujt dhe privilegjet, si dhe duke premtuar bashkëpunim të plotë me hetimet. Në deklaratën e publikuar pas arrestimit, mbreti iu referua Andrew-t me emrin civil “Andrew Mountbatten-Windsor”, pa asnjë përmendje të lidhjes familjare, duke shprehur “shqetësim të thellë” dhe mbështetje për autoritetet.

Biografi i mbretit, Jonathan Dimbleby, argumentoi se duhet bërë dallimi mes familjes dhe institucionit të monarkisë, duke theksuar se veprimet e një individi nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht kurorën.

Megjithatë, shumë analistë besojnë se për publikun ky dallim është pothuajse i pamundur. Andrew ka qenë pjesë e asaj që i ati i tij, Princi Philip, e quante “biznesi familjar” për më shumë se gjashtë dekada. Edhe pse ishte tërhequr nga detyrat zyrtare, lidhja e tij me fronin dhe fakti që mbetet në vijën e trashëgimisë e bëjnë çështjen të pashmangshme për monarkinë.

Ekspertët paralajmërojnë se drama mediatike mund të zbehet, por pasojat institucionale mund të zgjasin shumë më gjatë, veçanërisht nëse hetimet zbulojnë informacione të reja. Kritikët pyesin pse nuk u veprua më herët dhe nëse Pallati ishte mjaftueshëm transparent gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, mbetet e paqartë sa thellë do të ndikojë kjo krizë në besimin publik ndaj monarkisë britanike një institucion që mbështetet pikërisht te reputacioni.

Pyetja kryesore tani: a është ky një skandal personal, apo një provë e rëndë për vetë Kurorën?

Burimi: BBC NEWS

Kle - Bordo