KreuCelebrity

“Kam humbur gjysmën time” Ema Andrea mes lotësh flet për vëllanë binjak

“Kam humbur gjysmën time” Ema Andrea mes lotësh flet

Fundviti 2025 solli një plagë të thellë në zemrën e aktores së njohur shqiptare, e cila humbi papritur vëllanë e saj binjak, ish-basketbollistin Enea Andrea, pas një arresti kardiak një humbje që ajo e përshkruan si humbjen e vetes.

Në daljen e saj të parë publike pas tragjedisë, në studion e Goca & Gra, Ema Andrea nuk arriti t’i mbajë lotët. Zëri i dridhej, fjalët i ndërpriteshin, ndërsa përpiqej të shpjegonte boshllëkun që ka lënë largimi i njeriut me të cilin kishte ndarë jetën që nga lindja.

“Viti 2025 nuk m’u mbyll… dhe as 2026 nuk është e mirë. Kam humbur gjysmën time,” tha ajo, duke rrëfyer se ndihet sikur jeton në dy botë njëra ku vazhdon të marrë frymë, dhe tjetra ku mungesa është e padurueshme.

Aktorja tregoi se kjo ishte dita e saj e parë e punës dhe dalja e parë mediatike pas humbjes, një hap i vështirë që e mori mes dyshimeve dhe dhimbjes.

“E thashë ‘Po’ me dy mendje… por kur erdha këtu, e kuptova se vetëm këtu mund ta filloja. Edhe pse këto janë gjëra shumë delikate… nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojnë.”

Mes dhimbjes së pafund, Andrea gjeti forcë të falënderonte njerëzit që i janë gjendur pranë në ditët më të errëta, duke treguar se dashuria e publikut e ka mbajtur në këmbë.

“Nuk është mirë të flasim për gjëra të tilla, sepse janë delikate, por edhe për elefantin në dhomë, nuk mund të rrimë pa folur. Edhe pse kjo humbje e gjysmës time më të mirë, mua më ka sjellë shumë bekime, kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, nga njerëz që i njoh.”

Fjalët e saj u bënë edhe më të rënda kur foli për vetë dhimbjen një ndjenjë që, sipas saj nuk mund të përshkruhet.

“Vëllai im është përcjellë si mbret. Dhe i them faleminderit të gjithë atyre që na kanë shkruar, janë munduar të na mbështesin në të gjitha format, edhe në rrugë. Sytë e atyre njerëzve që kanë pasur ndroje të na thonin dhe për hir të tyre dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë faleminderit. Edhe pse e di që aty ka shumë njerëz të tjerë që kalojnë situata të rënda. Nga një forcë madhore që ne e dimë që ekziston, e dimë që është një fund, por s’jemi asnjëherë gati dhe përjetojmë dhimbje dhe mesa duket kuptimi i vetëm i dhimbjes është në të tilla momente. Të tjerat janë kalimtare. Ky është një moment që ke një ndjesi që është ekstremi i asaj tjetrës. Dhimbja s’ka as etikë, as moral, as fjalor. Kam zbuluar që as fjalët s’janë të duhurat”

Rrëfimi i aktores nuk ishte thjesht një intervistë, por një shpërthim i një zemre të thyer — një kujtesë e fortë se humbja e një binjaku është si të humbësh gjysmën e shpirtit.

Tags:

ema andrea