KreuCelebrity

Këta janë 5 finalistët e Big Brother Vip Kosova

Këta janë 5 finalistët e Big Brother Vip Kosova

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova po afrohet me ritme të shpejta, ndërsa tensioni dhe emocionet në shtëpinë më të famshme në vend kanë arritur kulmin. Pas një rruge të gjatë plot sfida, debate, miqësi dhe strategji, pesë banorë kanë mbetur në garë për Çmimin e Madh.

Ludo, Elijona, Londrimi, Klodi dhe Hygerta janë finalistët që do të përballen në natën vendimtare të 27 shkurtit, ku publiku do të zgjedhë fituesin përmes televotimit.

Televotimi tashmë është hapur dhe pritet një garë e fortë deri në momentet e fundit. Mbështetësit e secilit finalist janë mobilizuar në rrjetet sociale, duke e bërë finalen një nga më të diskutuarat deri tani.

Nata finale premton surpriza, emocione të forta dhe një spektakël të madh, ku vetëm njëri prej pesë finalistëve do të shpallet fitues dhe do të marrë Çmimin e Madh.

Kush do ta fitojë BBVK 4? Përgjigjja e marrim më 27 shkurt.