
Leonardo DiCaprio ka bërë një shfaqje të rrallë publike së fundmi, duke u fotografuar pranë babait të tij, George DiCaprio. Aktori i njohur hollivudian u pa teksa vizitonte një restorant të njohur, i shoqëruar nga babai.
George DiCaprio është i njohur në SHBA si shkrimtar i librave komikë dhe ka pasur edhe disa role të vogla si aktor. Ai ka qenë gjithmonë një mbështetje e fortë për jetën dhe karrierën e Leonardos, megjithatë shfaqjet e përbashkëta publike të tyre janë të rralla.
Për këtë dalje, babë e bir kishin zgjedhur veshje të thjeshta dhe komode, larg formaliteteve, duke e bërë momentin edhe më të veçantë. Fotot e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave, duke nxjerrë në pah lidhjen e ngushtë mes Leonardos dhe babait të tij.
