KreuCelebrity

Brikena na zbulon pak nga promo e Top Arena!

Brikena na zbulon pak nga promo e Top Arena!

Kurioziteti i publikut për Brikena Selmanin vazhdon të rritet edhe pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother”. Modelja mbetet në qendër të vëmendjes si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe për lidhjen me partnerin e saj, Mateo.

Së fundmi, Brikena ka ndarë në Instagram një video që zbulon fragmente nga promo e projektit të ri televiziv “Top Arena”, emisioni i sportit ku ajo pritet të jetë pjesë, së bashku me Mateon. Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet në një set xhirimesh, ku shihet duke realizuar pasarela të ndryshme me një veshje të veçantë në ngjyrë të verdhë të zbukuruar me detaje gurësh dhe një korse që thekson linjat e saj.

Në video shfaqet edhe moderatorja e njohur Françeska Rustem, ndërsa ambienti i xhirimeve mbetet i mbuluar me mister, duke mos zbuluar shumë detaje të tjera për projektin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për më tepër kuriozitet, Brikena ka shtuar edhe një mbishkrim në postimin e saj:

“Një postim, dhjetë artikuj! Nëse duan klikime, ata e dinë saktësisht për kë të flasin.”

Një deklaratë që ka ndezur diskutime në rrjet dhe ka shtuar edhe më shumë interes për projektin “Top Arena” dhe rolin e saj në të.