KreuCelebrity

Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual, të gjithë e dinin përveç meje

Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual, të gjithë e dinin

Bebe Rexha këngëtarja me origjinë shqiptare surprizoi fansat me një intervistë plot humor dhe sinqeritet në emisionin “Overheard Happy Hour”. Mes dollive dhe bisedave të gjalla, këngëtarja foli për jetën personale, përvojat sentimentale dhe rrugëtimin e saj artistik, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave.

Një moment që tërhoqi më shumë komentet ishte rrëfimi për një lidhje të kaluar tetëmuajshe. Rexha zbuloi se ish-partneri rezultoi të ishte homoseksual dhe, me ironi, ngriti gotën duke thënë: “Gëzuar për ish-të dashurin tim që doli gay”, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta. Ajo pranoi se të gjithë miqtë e saj, madje edhe nëna, e kishin kuptuar situatën përpara saj. E vërteta doli në pah gjatë Krishtlindjeve, ndërsa partneri ishte larg, pavarësisht se fillimisht kishte treguar përkushtim dhe dashuri të madhe.

Gjatë intervistës, Rexha foli edhe për këngën “Çike çike”, duke theksuar se më parë ndihej e detyruar të përshtatej me modelin “All American”. Sot, të qenit shqiptare e ka kthyer këtë identitet në fuqinë e saj më të madhe, si në jetë, ashtu edhe në muzikë.

Intervista u mbyll me një dolli simbolike për pavarësinë artistike: “Jam e pavarur dhe ndihem më në fund e lirë”, tha ajo. Fansat e pritën me entuziazëm, duke vlerësuar sinqeritetin, humorin dhe autenticitetin që e karakterizon këngëtaren.

Tags:

bebe rexha