KreuCelebrity

"Jam në gjendje të rënduar" Benita bën deklaratën e parë pas daljes nga shtëpia

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova në prag të finales, Benita Zena ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në InstaStory, duke falënderuar publikun për mbështetjen gjatë rrugëtimit të saj në spektakël.

Në mesazhin e publikuar, Benita u shpreh se po kalon një periudhë të vështirë emocionale, duke lënë të kuptohet se eliminimi në gjysmëfinale pa arritur të jetë pjesë e finales ka qenë i rëndë për të.

“Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, por nuk mujta pa ju falënderu secilit për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajt. Me dashni, Benita ❤️”

"Jam në gjendje të rënduar" Benita bën

Edhe pse nuk arriti finalen, pjesëmarrja e Benitës në BBVK u karakterizua nga dinamika të forta, debate dhe momente emocionale që e mbajtën shpesh në qendër të vëmendjes së publikut.

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të reagojë sërish publikisht apo do të japë një intervistë më të gjatë për eksperiencën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.

Tags:

benita bbvk