Vlora u trondit sot paradite nga një ngjarje e rëndë.
Rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard përballë stadiumit, një grua rreth 50 vjeçe dyshohet se, si pasojë e erës së fortë, ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Përplasja e fortë duket se i ka shkaktuar dëme fatale 50-vjeçares.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa qytetarët janë të tronditur nga kjo humbje e papritur sipas njoftimit të policisë.
