Policia e Tiranës ka sqaruar se dhuna e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu, ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, teksa raportohet se ka mbetur i dëmtuar një futbollist.
Sipas njoftimit, janë proceduar gjendje të lirë për tre futbollistë të Ilirisë, ku skuadra e ka mohuar se ka pasur konflikt me futbollsitat e Skërnderbeut. Por trajneri Ernest Gjoka deklaroi se ishin sulmuar disa lojtarë të huaj të Skënderbeut, madje njëri prej tyre ishte rrëzuar në tokë nga dhuna.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N”, sqaroi policia.
-
FIFA dënon FSHF-në prej tifozëve! Zbulohet vlera e gjobës!
4 Dhjetor, 09:23 -
"Dasmat private" të VIP-ave shqiptarë gjatë vitit 2025!
3 Dhjetor, 16:34


