KreuBusull

Ndërron jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi!

 

Ka ndërruar jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi. Lajmin e ka dhënë Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult, në një postim në rrjetet sociale.

"Me keqardhje njoftojmë se ka ndërruar jetë Sh.T. Imzot Luigji Bonazzi, i cili ka shërbyer popullin tonë si Nunc Apostolik në Shqipëri. Në këtë moment, Imzot Arjan Dodaj F.d.C., Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, si shenjë falenderimi fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për pushimin e shpirtit të tij në paqen e Zotit.

Arqipeshkvi fton gjithashtu të gjithë meshtarët e Arqidioqezës që të kremtojnë një Meshë për shpirtin e Imzot Bonazzit. Sot, e mërkurë, datë 3 dhjetor 2025, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. do të kryesojë Meshën e Dritës për shpirtin e tij. I lutemi Zotit t’i dhurojë shpërblimin e amshuar dhe paqen e pasosur”, shkruhet në postim.