“Ana O”, romani i fundit i autorit anglez, Mattheë Blake, vjen në shqip nga Botimet “Mediaprint”, i përkthyer nga Maklena Nika. I frymëzuar nga pacientja e famshme e Frojdit, Ana Ogilvi, një shkrimtare e re njëzetepesëvjeçare, me një karrierë të shkëlqyer përpara, vret dy shokët e saj më të mirë, e shtyrë nga një ndjenjë e thellë zhgënjimi rrënjosur brenda saj. Pas këtij krimi, e rënë në koma, ajo nuk mund të zgjohet.
Doktor Benedikt Princi, një ekspert i problemeve që lidhen me gjumin, studion njerëz që bëjnë krime ndërsa flenë dhe përdor metoda të ndryshme për ta zgjuar nga gjumi katërvjeçar Ana Onë. Sidoqoftë, doktori duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në trajtimin e kësaj pacienteje me rrezikshmëri të lartë, sepse ai fsheh disa sekrete profesionale nga e kaluara dhe ka një jetë personale të ndërlikuar.
Vetëm Ana O e di të vërtetën e asaj nate të krimit, por vetëm doktor Benedikt Princi di si ta zbulojë. Të dy janë në rrezik përballë së vërtetës dhe një enigmë pështjellon gjithë vazhdimësinë e rrëfimit, i cili të ngërthen në misterin e tij, duke krijuar një intrigë të vërtetë psikologjike.
Fansat e librave triller do ta admirojnë fundin e librit, por jo vetëm. A është Ana O fajtore apo e pafajshme? A është Ana O viktimë e vetvetes apo një kriminele e pashpirt? A është Benedikt Princi një mjek i suksesshëm apo një njeri i dështuar në jetë? Zgjimi i Ana Osë nuk është fundi i rrëfimit, por fillimi i një aventure plot ankth.
-
Pse të gjithë prindërit duhet ta lexojnë librin “Harta e prindërimit”?
20 Shtator, 11:00
Libri trajton me mjeshtëri psikologjinë e gjumit, somnambulizmin dhe krimet që lidhen me gjumin. “Njeriu kalon tridhjetë e tre vjet të jetës në gjumë... a e kemi pyetur ndonjëherë veten se ç’bëjmë ndërsa flemë?”, shkruan autori, dhe nëse do të donim t’i përgjigjeshim kësaj pyetjeje, ky libër na ndihmon për të hedhur dritë në anën e errët të psikikës sonë.

Fjala më e fundit e teknologjisë!

Kremra ultraluksozë për lëkurë të përsosur!



Vjeshtë me paketa unike në SMartderm!


Redken mbërrin në Shqipëri!




Ç’duhet të dimë për festën e Halloween!





Nga Eda Bano: Andorra, ky vend i bekuar!



Rregulli 3-2-1 për gjumë më të mirë!
