Prodhuar në Itali, optika e parë private në vend, me 30 vite eksperiencë krijon koleksionin e syzeve optike për gra, burra dhe fëmijë.
Risitë që ofron optika e parë private në vend, ItalOptik, janë gjithmonë një hap para me kohën. Këtë vjeshtë, ItalOptik prezanton brandin e vet të syzeve optike ITALOPTIK. Duke u bërë kështu, e para optikë shqiptare që prodhon markën e vet. Koleksioni i parë ITALOPTIK i takon sezonit të vjeshtës dhe vjen me syze optike për gra, burra dhe fëmijë. Syzet janë realizuar në Itali me mjeshtërit e krijimit të syzeve, ndërsa dizajni është frymëzuar dhe ndikuar nga shija e klientëve të shumtë, që kjo optikë ka ndër vite. “Nuk mungojnë edhe syzet me skelete ekstravagantë, për klientë specifikë që duan gjëra të veçanta dhe duan të identifikojnë stilin e tyre unikë, veçanërisht përmes syzeve”, tregon për “Bordo” Romina Lulo, drejtuese e ItalOptik. “Aktualisht syzet janë të ekspozuara në dyqanin tonë historik në rrugën e Dibrës, te Selvia, ndërsa plani është që të prodhojmë dy koleksione në vit. Besojmë se do të mirëpritemi nga klientela dhe jemi duke punuar tashmë për koleksionin e pranverës, i cili do të jetë vërtetë special, pasi edhe vetë si sezon pranverë-vera premton për më shumë kreativitet dhe ekzagjerim”, tregon Lulo.
“ItalOptik” është dyqani i parë optik në Shqipëri, pioner i revolucionit industrial të syzeve optike. Përkushtimi dhe profesionalizmi i administratores Romina Lula dhe gjithë stafit të "ItalOptik" ka bërë që gjithmonë të vijnë pranë klientëve me produkte ku cilësia është mbi gjithçka.
Këtë fillim vit ItalOptik celebroi 30 vite sukses në tregun shqiptar, në një event glamour, që mblodhi me qindra miq, klientë dhe pacientë të optikës, shumica e të cilëve janë rritur bashkë me kompaninë lider në vend të optikës. Gjithmonë kjo kompani ka shënjuar në tregun vendas për cilësinë, për larminë e syzeve dhe brandeve ndërkombëtarë që ka sjellë, apo edhe linjave më specifike, për të afruar pas vetes një gamë më të madhe njerëzish. Vizioni dhe ambicia e ItalOptik është dëshmuar në këtë rrugë të gjatë suksesi, që përherë lë shenjë në fushën e optikës. Prezantojmë sot për BORDO disa nga modelet, që mund të gjeni tashmë nën emrin ITALOPTIK.




Nga Eda Bano: Andorra, ky vend i bekuar!



Rregulli 3-2-1 për gjumë më të mirë!











Çfarë është vitamina D dhe për çfarë shërben?

