Marka e njohur ndërkombëtare, Redken, ka bërë hapin e saj të parë në Shqipëri me një event të jashtëzakonshëm te “Maritim Hotel Plaza” në Tiranë, duke shënuar kështu një moment historik për industrinë e bukurisë në vend. Kjo ngjarje e mbushur me stil dhe elegancë u zhvillua në fund të tetorit, dhe prezantimi i linjës së produkteve Redken u realizua përmes një seminari profesional. Të ftuarit patën mundësinë të shihnin demonstrime ‘live’ të produkteve me modelet e Redken. Pas seminarit, atmosfera u bë edhe më festive me një koktej elegant, ku personazhe të njohur nga bota e medias dhe ekranit shijuan një mbrëmje të paharrueshme, duke ndarë eksperiencat dhe diskutuar mbi tendencat më të fundit në industrinë e bukurisë.
Redken u themelua në vitin 1960 nga aktorja Paula Kent, e cila besonte fuqimisht në potencialin e shkencës për të transformuar kujdesin e flokëve. Kjo qasje shkencore ndaj kujdesit për flokët e bëri Redken një nga pionierët e industrisë, duke ofruar produkte që kanë vendosur standarde të reja në treg.
Prezantimi i Redken do të nxisë stilistët dhe profesionistët e tjerë të eksplorojnë teknologji dhe metoda të reja në kujdesin për flokët.
Me ardhjen e Redken në Shqipëri, industria e bukurisë do të përjetojë një transformim të rëndësishëm. Ofrimi i trajnimeve për stilistët do të ndihmojë në përmirësimin e standardeve profesionale, duke krijuar mundësi për zhvillim dhe rritje. Të gjithë të interesuarit për më shumë detaje mund të vizitojnë faqen e thebeautyhub.al, distributorin zyrtar të markave të tjera si L’ORÉAL PROFESSIONNEL, KÉRASTASE, MATRIX, BIOLAGE, TERMIX dhe BEAUTY STAR.




Ç’duhet të dimë për festën e Halloween!





Nga Eda Bano: Andorra, ky vend i bekuar!



Rregulli 3-2-1 për gjumë më të mirë!







