Quanta System Laser, lider i lazerit në botë, prezantoi në Tiranë fjalën e fundit të shpikjeve në këtë drejtim, lazerin CO2 me Mix Technology. Në një event të organizuar në “Hotel Plaza”, me prezencën e mbi 70 mjekëve të ndryshëm nga dermatologjia, kirurgjia plastike, mjekë të përgjithshëm aplikues të mjekësisë estetike, si dhe investitorë të fushës, u prezantua gjithë familja e lazerave të Quanta System Laser, nga Luca Cerri – Drejtues shkencor dhe drejtor i marketingut për fushën e dermatologjisë dhe estetikës te QSL. Eventi u organizuar në formën e trajnimit, ku u tregua gjithë historia e kompanisë, u prezantua lazeri CO2 me Mix Technology dhe gjithë avantazhet, më pas përmes pacientëve live në event u realizua Skin Rejuvenation/Resurfacing, si dhe Acne Scars. Qershia mbi tortë për eventin ishte prezantimi i Chrome Lase Station, që është një stacion lazeri që bën mbi 40 aplikime të ndryshme, që është një kyç i gjeneratës së re moderne Skin Apps me aplikacionet e gatshme.
Quanta është një ndër kompanitë e vetme sot në botë, e cila mund të ofrojë lazerin më të mirë të mundshëm sipas buxhetit që klinika ka. Veçantia e teknologjisë mikse, është se bën realisht ndryshimin në të gjithë tipologjinë e lazerave, qoftë në CO2. 3 lazerat që u prezantuan fizikisht në event ishin: Suprema Duetto MT, gjenerata më e re e 2024 e lazerave të epilimit, mykut të thonjve etj., CO2 hibrit ku përveç teorisë u realizuan dhe ‘Live Applications’ me 4 modele në varësi të llojit të procedurës, si dhe prezantimi i lazeri CO2 me Mix Technology sërish të gjithë avantazhet.
Quanta System Laser, kompania lider në botë
Quanta System Laser është kompania që ka nxjerrë e para në tregun internacional lazerat, dhe është një ndër variantet më efektive në botë për melasmat, lentigo solar, për hiperpigmentimet, për lifting dhe për skin rejuvenation. Quanta System ka rreth 40 vite që prodhon lazera dhe sloganin e kanë “Laser In Your DNA”. Është një kompani që merret në mënyrë të dedikuar dhe e kanë krenari këtë pjesë, duke patur edhe një Background si një kompani fizikanësh. Në vitin 2011 u shpik CO2 i parë hibrit në botë, regjistruar me emrin Mix Technology ku kombinohen në mënyrë simultane të dy gjatësitë e valës ablative dhe joablative. Pra, 1600 nanometer që është CO2 klasik dhe 1540 ose 1550 nanometër që është gjatësia e valës dermatologjike, ku mjeku tashmë në çdo periudhë të vitit, çdo tipologji lëkure apo problematike ka mundësi që këto dy gjatësi vale t’i kombinojë dhe të thotë lazeri që dua kaq me kaq, në këtë raport në të njëjtën kohë. Eficienca është më e madhe dhe mbi të gjitha efektet anësore, hiperpigmentimet, hipopigmentimet që ndodhnin dikur rëndom dhe i gjithë downtime, koha e rikuperimit është shumë më e shpejtë në krahasim me një CO2 të zakonshëm. Përreth 40 vite kanë prodhuar lazer kirurgjikal fillimisht, duke pasuar më tej me lazerat estetikë në vitet 2000, kur filluan Alenxandrite e parë. Sot QKS është pjesë e El.En Group që është grupi më i madh dhe më i fuqishëm, më i pasur në Europë i lazerave. Quanta është “mother company” i këtij grupi dhe hyn në 3 të parët në botë për nga fuqia si grup lazerash.
Gen- Albfarma në tregun shqiptar
Në Shqipëri distributor i QSL është Gen- Albfarma, një kompani distributore, e specializuar në distribucionin e pajisjeve mjekësore. Themeluar në 2006, ka nisur fillimisht me produktet e fushës së oftalmologjisë, duke qenë dhe sot lider e tregut sa i takon kirurgjisë së syrit. Më tej ka vijuar me kardiokirurgjinë, me fushën e ORL-së, me neurokirurgjinë etj., qoftë në tregun privat dhe atë publik. Prej 2017 me sjelljen në tregun shqiptar të Dr. Grandel, u zgjerua edhe në pjesën e dermokozmetikës. Në këtë periudhë dhe veçanërisht pas vitit 2019, filloi të ndërtohej dhe të zgjerohej paketa e mjekësisë estetike. Aktualisht, prej rreth 5 vitesh, Gen-Albfarma është fokusuar edhe në mjekësinë estetike në mënyrë të dedikuar, ku në një kohë rekord është kthyer në zërat më të përfolur në këtë fushë. Kompania ofron sot një portofol super të gjerë, duke filluar nga materialet bazë që mund t’i duhen një klinike, patur pastaj me consumable të tipit fillera, mesoterapi me marka shumë të mëdha, siç është Vivacy në kuadrin e fillerave; mesoterapi të ndryshme, scinbooster, peeling maska. Duke vijuar me aparatura të vogla të tipit Centrifuga, PRP, kitet, Plexer, ku kompania ka përfaqësinë e GMV-së nga Italia, që është marka që e ka shpikur këtë teknologji. Vijohet pastaj me radiofrekuencën e deri te lazerat nga ato të epilimit, tek ato CO2, për heqjen e tatto-ve deri te Discovery Pico që është një ndër lazerat më të shtrenjtë dhe më eficentë në botë.
Eventi u prezantua nga Luca Cerri – Drejtues shkencor dhe drejtor i marketingut për fushën e dermatologjisë dhe estetikës te QSL.
Rigers Dako – Drejtor i shitjeve dhe marketingut, si dhe bashkëthemelues i portofolit të mjekësisë estetike në kompaninë GEN-ALBFARMA
Dr. Edoardo D’Este – Doktor i specializuar në procedurat estetike dhe lazer – Milano, Italy.
Adresa: Rr. Durrësit, 81/3, Tirana – Albania
Kontakt: +355 42 243 866

Ç’duhet të dimë për festën e Halloween!





Nga Eda Bano: Andorra, ky vend i bekuar!



Rregulli 3-2-1 për gjumë më të mirë!










