Zgjidhni kremra ultra luksozë, të cilët do ta bëjnë lëkurën tuaj të duket e përsosur dhe rrezatuese
Ky hidratues dhe freskues nga Sisleya është i përgatitur me mbi 50 ekstrakte bimore, të cilat punojnë për të nxitur rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes. Kremi ka aftësi të zbusë rrudhat duke e bërë lëkurën si të mëndafshtë dhe nga ana tjetër dhuron një ndjesi freskie. Mund të përdoret për çdo moshë.
Kremi Abeille Royale nga Guerlain vjen i frymëzuar nga vetitë shëruese të hojeve dhe dyllit të bletës. Përmban katër lloje të ndryshme mjalti si dhe qumësht mbretëreshe, të cilat nxisin mekanizmat natyralë të riparimit të lëkurës. Prisni që lëkura juaj të ndihet super e butë, më e lëmuar dhe më e fortë që në përdorimin e parë.
A jeni gati për t’u transformuar? Shtypni butonin e reset dhe falë kremit La Praire - Haute Matrix Life - fytyra juaj do të pësojë shumë ndryshim. Formula e kremit ka si bazë ekstraktet e rrënjës dhe luleve të kalendulës, duke arritur jo vetëm të hidratojë në thellësi, por edhe duke minimizuar rrudhat, brenda pak ditësh.
Marka Lancome krijoi një krem magjik, me bazë esencën delikate të trëndafilit, e aftësinë t’i dhurojë lëkurës suaj energji intensive hidratimi dhe shumë shkëlqim. Trëndafili falë disa përbërësve aktivë ndikon direkt te qelizat e plakura, duke i dhuruar atyre një rigjallërim shumë të shpejtë dhe një pamje akoma më të re.
Formula e kremit të Estee Lauder është trajtimi dhe riparimi i avancuar, kjo falë peptideve, të cilat kanë aftësi për rinoviminin e qelizave, si dhe acidit hialuronik dhe acid poliglutamik në masën 13 për qind lipide, kjo ndihmon në rigjallërimin, por edhe mbrojtjen e lëkurës nga ‘reagent’ të jashtëm.



Vjeshtë me paketa unike në SMartderm!


Redken mbërrin në Shqipëri!




Ç’duhet të dimë për festën e Halloween!





Nga Eda Bano: Andorra, ky vend i bekuar!



Rregulli 3-2-1 për gjumë më të mirë!


