Jabra Elite 4
Kufjet Jabra garojnë me gjigantët e teknologjisë. Elite 4 personalizon audiot tuaja të preferuara përmes aplikacionit Jabra Sound+. Inovativ është modaliteti i anulimit aktiv të zhurmës, që bllokon tingujt shpërqendrues kur jeni në lëvizje, ndërsa kufjet janë totalisht të mbrojtura nga uji apo temperaturat e larta.
Bentley Flying Spur
Bentley e çon konceptin e limuzinës në një nivel të ri. Modeli i ri mbështetet në një sistem hybrid, duke lëvizur në modalitetin 100% elektrik në 140 km/h, me një distancë prej 76 km dhe me shpejtësi nga 0 në 100 km/h për 3,5 sekonda. Me një dizajn të jashtëm muskuloz dhe elegant Bentley ka një gjatësi prej 5,3 metrash.
Apple Watch 10
Kompania Apple sjell serinë 10 të orës së saj inteligjente. Risia e këtij modeli është ekran OLED, më i madh se versionet e mëparshme, me kënd të gjerë, duke lejuar të shihet ngado kënd. Kohëmatësi ka një kornizë alumini të zezë me fije prej titani, ndërsa tjetër veçori është një altoparlant prej nga mund të dëgjoni tinguj.
Echo Show 5
Amazon godet në shenjë me Echo Show 5! Kjo pajisje inteligjente ofron disa funksione, si: orë zgjimi, një bibliotekë të pasur audio për luajtur muzikë dhe falë robotit Alexa, ju mund të kontrolloni gjithçka vetëm me zërin tuaj. Ndërkaq mbrëmjeve përmes ekranit 5,5 inç, mund të shijoni serialet tuaja të preferuara nga krevati.
Tingujt e Lamborghini
Lamborghini dhe Technics janë bashkuar për të kthyer muzikën përmes vinilit. Pamja portokalli lidhet me gjigandin e automobilave, ndërsa zemra, ajo që prodhon tingujt drejtohet nga Technics. Ky model debuton jo vetëm përmes metodës tradicionale, por edhe duke luajtur muzikë pa fije, direkt nga telefoni ose me USB.

Kremra ultraluksozë për lëkurë të përsosur!



Vjeshtë me paketa unike në SMartderm!


Redken mbërrin në Shqipëri!




Ç’duhet të dimë për festën e Halloween!





Nga Eda Bano: Andorra, ky vend i bekuar!



Rregulli 3-2-1 për gjumë më të mirë!

