Në moshën 55-vjeçare, Jennifer Lopez bëri një nga pamjet e saj më të guximshme në tapetin e kuq. Ylli, që është në process divorci me Ben Affleck, zgjodhi një fustan të carë anash për premierën e filmit “Unstoppable”.
JLo shkëlqeu dhe kjo në cdo kuptim të fjalës! Diva latine zbriti në tapetin e kuq me veshjen nga Tamara Ralph plot temina të argjendta dhe prerje të bollshme anësore që zbuluan se ajo nuk kishte veshur të brendshme. Por “i munguari i madh” i mbrëmjes ishte Ben Affleck, i cili ishte në fakt, edhe producenti i këtij filmi. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes të dyve, duket se Affleck ka vendosur të mos marrë pjesë në eventin që kremtonte filmin e prodhuar prej tij gjatë Festivalit të Filmit në Toronto.
Paraqitje “e nxehtë” e JLo vjen vetëm dy javë e gjysmë pasi ajo bëri kërkesën për divorc, pikërisht në kohën e përvjetorit të martesës së saj dyvjeçare me Ben Affleck.