KreuFashion

Vishu si Anne Hathaway me 26 dollarë!

Vishu si Anne Hathaway me 26 dollarë!


Është e lehtë të rraskapitesh e djersitesh rrugës për aeroport në ditë të nxehta si këto, por jo nëse zgjedh të vishesh si aktorja Anne Hathaway. E fotografuar së fundmi, Anne sapo tregoi se mund të dukesh elegante, freskët dhe rehar edhe kur keni një fluturim për të kapur në temperatura të larta.

Vishu si Anne Hathaway me 26 dollarë!

Fituesja e Oskarit u pa në qytetin e Nju Jorkut, me bagazh dore dhe një libër të madh në dorë, e veshur me një kombinim krejt të bardhë që përfshinte një 'top' me jakë të futur në një fund midi me vrima.
Një fund midi është një opsion i zgjuar kur nuk dëshironi të djersitni nën veshje, apo pse jo t'u lini këmbëve pak mundësi ekspozimi. Edhe pse fundmi i aktores së njohur me siguri nuk ka kushtuar 26 dollarë, nëse i hidhni një sy Amazon mund të gjeni aty plor variante të tilla që kushtojnë vetëm 25.99 dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF