Monica Belluçi me një fustan të zi që e risjell në çdo rast, madje shumë shpesh edhe në tapetin e kuq. Por pamja e saj fsheh një sekret…
Edhe nëse një fustan i zi nuk është aq origjinal, por një zgjedhje e sigurt që përcakton një lloj "zone komforti" të gardërobës, ajo që mund të bëjë ndryshimin është qëndrimi ndaj jetës, trupit dhe moshës. Vetë Monica Belluçi në fakt ka deklaruar se ju duhet të "Mendoni si të rinj, pavarësisht moshës", në mënyrë që të që të keni një qasje pozitive ndaj vetes dhe të rrisni vetëbesimin dhe feminilitetin tuaj.
Një sekret familjar që femrat Belluçi e kanë përcjellë brez pas brezi, duke e shndërruar në një armë joshjeje është vetëbesimi dhe nëse çdo grua ‘e vesh’ këtë aksesor nuk ka asnjë mundësi që ajo të mos duket një yll, qoftë edhe me një fustan të thjeshtë të zi. Nuk është çudi që Monica Belluçi me një fustan të zi është gjithmonë rrezatuese dhe shkëlqyese, pavarësisht 59 viteve të jetës.