Gushti është një muaj ku opsionet duken të pafundme dhe humori i gjithsecili është më i mirë falë pushimeve, të cilat mund të na çojnë në breg të detit, si dhe në male ose në një qytet të madh. E po ashtu falë mundësive sociale që papritmas shumohen, duke përfshirë koncerte, festivale, panaire, udhëtime me varkë dhe festa. Ne të gjithë dukemi më të hapur ndaj gjërave të reja, ndaj njerëzve, ndaj emocioneve tona. Megjithatë ky post shkon edhe për ata që për një arsye apo një tjetër ky gusht i gjen në qytetin e tyre apo edhe në tavolinën e punës. Atëherë, cilat janë zgjedhjet më të mira për të bërë përsa i përket veshjeve? Editorët e modës janë bërë bashkë dhe kanë përpiluar 8 sugjerime veshjesh për muajin e fundit të verës.