KreuFashion

Jeni lodhur nga pamja e zakonshme formale? Ja 5 ide alternative për t'i provuar tani!

Jeni lodhur nga pamja e zakonshme formale? Ja 5 ide alternative për

Veshjet formale janë të bukura, por ndonjëherë ndjehet dëshira për të ndryshuar. Nëse jeni duke kërkuar për disa veshje elegante por të ndryshme nga zakonisht, këtu do të gjeni 5 që do të jenë të përshtatshme për ju.

Kur flasim për ceremoni dhe kode veshjeje të dedikuara, ndodh që të imagjinojmë gjithmonë të njëjtat pamje. Veshje elegante, këpucë që fitojmë disa centimetra lartësi, temina, rruaza apo dhe qëndisje të ndryshme. Por ndonjëherë ato që ne do t’i quajmë kombinime të zakonshme mund të bëhen të mërzitshme. Edhe pse në përputhje me eventin që duhet të merrni pjesë, ka raste kur veshjet e zakonshme zyrtare mund t'i bëjmë të duken ndryshe në varësi të kombinimit..

Jeni lodhur nga pamja e zakonshme formale? Ja 5 ide alternative për

Ndodh shpesh në verë, një kohë kur numri i festave rritet dhe rrjedhimisht edhe nevoja për të shfaqur një pamje shpesh të ndryshme në çdo rast. Në këtë artikull do të gjeni 5 veshje të ndryshme se zakonisht, të cilat përfshijnë veshje dhe aksesorë që tashmë mund t'i kishit lënë pas dore në gardërobën tuaj..; funde saten, këmisha me elementë lulesh, por edhe pantallona të shkurtra, të veshura në mënyra që ndoshta nuk do të kishit guxuar.

Hidhini një sy këtyre propozimeve dhe për ftesën e radhës do ta keni të zgjidhur dilemën dhe mbi të gjitha do të keni një pamje origjinale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF