Për arsye të ndryshme (se s’duam ta pranojmë që shpesh për mungesë vullneti) shumë prej nesh vera na kapi fare papërgatitur, ndaj format perfekte fizike janë një kafshatë që s’e kapërdijmë dot edhe këtë sezon.
Por, punë e madhe, kjo s’do të na ndalojë aspak të shijojmë verën, mbrëmjet e bukura, xhirot buzë detit, kripën e detit në lëkurë e në flokë e çdo gjë të bukur që kjo stinë e magjishme të fal. Për fat të mirë krijuesit e stilit kanë menduar edhe për trupat që nuk kanë kaluar orë të gjata në palestër, ndaj për t’u dukur bukur, komode dhe konfidente në plazh më poshtë gjeni disa lloje kostumesh plazhi me të cilat do të dukeni (dukemi) yll.