Veshjet dhe aksesorët me dantellë janë ato që ju duhen këtë pranverë. Dantella është padyshim aleati numër 1 për t’u dukur joshëse, dhe jo vetëm kur përdoren në veshjet e brendshme.
Sigurisht, është e vërtetë që e veshim me shumë dëshirë gjatë gjithë vitit, por pikërisht në këtë stinë duket se përshtatet më së mirë, duke u shfaqur në veshje e nuanca të lehta, përveç, të zezës klasike dhe të bardhës.
Kjo pëlhurë e rafinuar është një aleat që nuk duhet nënvlerësuar edhe në rastin e ceremonive elegante dhe është gati të na vijë në ndihmë në çdo rast.
Mund ta përdorni në një 'look total' për një rezultat me një ndikim të fortë glam ose ta zgjidhni me copa më të lehta. Për shembull, një bluzë e punuar bukur me dantellë e kombinuar me xhinset tuaja të zakonshme, për t'i dhënë një kthesë pamjes suaj? Por edhe në fustane, funde, pantallona, bluza dhe aksesorë të lezetshëm, përdorimi i kësaj cope është një zgjedhje e zgjuar..
Lëreni veten të lirë dhe bëjini këto veshje me dantellë pjesë të garderobës suaj..