KreuFashion

Katy Perry, më keq se Bianca Censori: Veshja e shëmtuar me të cilën u shfaq në Paris!

Katy Perry, më keq se Bianca Censori: Veshja e shëmtuar me të

Ashtu si të gjitha koleksionet e Balenciagës të cilave nuk i mungon elementi shokues, ishte edhe paraqitja e Katy Perry në sfilatën që firma e njohur mbajti gjatë Javës së Modës në Paris. Ajo nuk ka qenë asnjëherë në listën e yjeve që vishen më mirë, por këtë herë sipas mediave të njohura, këngëtarja e uli veten në nivelin e Bianca Censorit, bashkëshortes së Kanye West.

Katy Perry, më keq se Bianca Censori: Veshja e shëmtuar me të

Artistja 39-vjeçare u shfaq në Javën e Modës së Haute Couture me geta të grisura, me pjesën e sipërme të trupit të zhveshur dhe një pallto leshi që mbulonte pjesërisht bustin e saj.

Katy Perry, më keq se Bianca Censori: Veshja e shëmtuar me të

Revista Vogue postoi fotot e Katy-t dhe fansat “morën zjarr” kur panë veshjen e saj pa shije:
"Paska marrë shënime nga Kanye West!"
"Duket se i ka lënë rrobat në shtëpi!"
“Nuk e kuptoj pse njerëzit mendojnë se modë do të thotë të ecësh lakuriq! Modë do të thotë veshje!"
“Katy humbi peshë me Ozempic dhe tani ka harruar si të vishet”, ishin disa nga komentet shpotitëse të ndjekësve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF