Duhet shumë guxim, nëse vendosni që ngjyra e qerpikëve tuaj të jetë blu, por nëse e bëni do të provoni një ndjesi unike, e mbi të gjitha do të jeni IN.
Ky trend sjell një nuancë unike pop, e cila reflekton një pamje të freskët. Duket, se pas rikthimit të modeleve të flokëve të viteve '80, tani është radha e industrisë së kozmetikës për të ndjekur rimelin blu, një domosdoshmëri për një pamje sa më në modë, siç dëshmohet ngado në rrjetet sociale.
Përtej nostalgjisë, rimeli blu ka një ndjesi sensacionale, ndaj marka si Maybelline, po ofrojnë rimelin dhe vijëzues me këtë nuancë, herë blu, e herë elektrike, përshtatja me të gjithë gamën e kësaj ngjyre, do t’ju bëjë të keni një pamje provokuese dhe tejet verore.



















