Herë zvogëlohen, e herë zmadhohen, sepse bikinit janë gjithmonë tunduese. Sivjet kostumi i plazhit vjen në format mikro e makro.
Mbizotërojnë modelet me dy pjesë dhe shumë rripa, madje edhe kur janë trupore, shpesh me çarje asimetrike.
Përsa u takon nuancave dhe motiveve, vijat, efekti metalik dhe motivet leopard do të mbizotërojnë, por po kaq IN janë edhe logot e markave, në të shumën e rasteve, materialet kanë efekt shkëlqyes.